Ruzhdia zadrimore në zgjedhjet e 8 majit
Preç Zogaj
Prokuroria e Lezhës ka mundur të hetojë një kuti votimi në komunën e Dajçit të Zadrimës- konkretisht kutinë e fshatit Dragushë- dhe të gjejë atje fakte të rënda që flasin për shkelje të ligjit, manipulim të votave dhe fabrikim të rrezultatit të zgjedhjeve vendore nga komisionerët e shumicës , të mbështetur nga pasiviteti apo oportunizmi i disave të pakicës. Prokuroria ia ka kaluar çeshtjen gjykatës, duke akuzuar për shpërdorim detyre tetë komisionerë. Ky është skupi më i fundit nga fronti i kutive të mbyllura, ku rrallë e tek bien donjë rreze drite sa për të na treguar një kampion të farsës së pambarimtë elektorale shqiptare.
Personi që ka venë në lëvizje hetimin në fjalë, ish kandidati i opozitës Rrok Lini, e konsideron kutinë e hetuar majën e ajsbergut të një manipulimi proporcional në shumicën e qendrave të votimit të komunës Dajç. Ankimimet e tij pas zgjedhjeve të 8 majit të vitit të kaluar patën ndeshur n렠 verbërinë e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto dy institucione vulosen manipulimet, por ai nuk u dorëzua. Ka vazhduar të shtojë dhe dhe përforcoj렠 pothuajse i vetëm provat e mbledhura për të çuar përpara me këmbëngulje dhe stoicizëm një betejë të rrallë, por qytetare për të vërtetën e zgjedhjeve në komunë. Në bazë të studimit të të dhënave kuti me kuti dhe verefikimit të hyrje-daljeve të emigrantëve dajçasorë në pikat e kalimit të kufirit, ai ka nxjerrë vetë përqindjen e përafërt të votave fiktive në komunë, në radhë parë të votave të hedhura në emër të emigrantëve mungues si në Ruzhdijen e famshme të Fierit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Hetimi penal i ka gjetur të mbështetura pretendimet e zotit Lini sëpaku në kutinë që ka kaluar në sitën e prokurorisë.
Tani dosja i ka kaluar gjykatës. Pritet caktimi i datës së gjyqit. Pritet hetimi i kutive të tjera, objekt padie të zotit Lini. Një maratonë e re si ajo e Ruzhdijes, me ngjitje dhe zbritje shkallësh të Prokurorisë dhe Gjykatës së faktit Lezhë, do të vijojë derisa të jepet verdikti përfundimtar për zgjedhjet në Dajç.
E drejta vonon, por nuk harron kur se harrojnë. Kjo fjalë e urtë nuk mund të mos provohet, edhe pse pesimizmi për drejtësinë është i madh në këtë periudhë. Duke respektuar ligjin dhe shkallët e gjykimit, zoti Lini është i vendosur të shkojë deri në gjykatën e Strasburgut po të jetë nevoja. U detyrohet zgjedhëve të tij. Kjo që po bën si ish kandidat ka me shumë vlerë se sa shërbimet që u ka ofruar atyre si kryetar komune para zgjedhjeve të 8 majit. Ndërkaq, rasti në fjalë sjell sërish në vemëndje të opinionit publik problematikën e mprehtë të zgjedhjeve si sfida e sfidave në Shqipërinë e sotme. Pa hyrë në holllësira teknike, që janë objekt i komisionit bipartizan për reformën zgjedhore, po kufizohemi në disa konsiderata të karakterit politik:
E para, duket qartë se votimi fiktiv në emër të emigrantëve dhe zgjedhësve absentë për llogari të Partisë në pushtet ka qenë dhe mbetet një nga burimet kryesore të manipulimit të zgjedhjeve me duar të pastra, meqenese ky lloj manipulimi mbyllet në kuti dhe, me ndonjë përjashtim të rrallë, destinohet të digjet. Një votim fiktiv si ky që ka hetuar prokuroria e Lezhës ka ndodhur në Zadrimë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Në debatet e shumta në emisionin Opinion me është dhënë rasti të denoncoj votat fiktive të hedhura në fshatrat Kotërr, Blinisht, Piraj e tjerë, duke dhënë madje edhe shifra, në bazë të dëshmive të komisionerëve të pranishëm në ato farsa. Vetë zoti Lini, kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore, ka qenë paraprakisht i informuar dhe i përgatitur për këtë mënyrë vjedhjeje në dëm të tij. Prandaj, në pamundësi për të ndaluar fenomenin, ka mundur të mbedhë fakte të pakundështueshme për ti denoncuar në rrugë ligjore.
E dyta, po të ishte pranuar kërkesa ngulmuese e opozitës për hetimin e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe po të ishte krijuar një frymë konsensualisht mbytëse kundër manipulatorëve të zgjedhjeve, votat fiktive nuk do të ishin hedhur sërish edhe në zgjedhjet vendore . Komisionerët manipulatorë kanë ditur ta lexojnë siç ua ka leverdisur kundërshtimin e vendosur të kryeministrit Sali Berisha për hapjen e kutive , gjoja sikur nuk e lejonte kushtetuta. E kanë lexuar si leje për të vazhduar zanatin e tyre të shëmtuar. Në interpretimin e Berishës dhe në veprimin e këtyre komisionerëve duket sikur kushtetuta jonë pengon trasprencën dhe garanton vjedhjen e votave.Potë ishte kështu e vërteta, kushtetuta që kemi duhet hedhur në zjarr. Por e verteta është ndryshe. Duke refuzuar hetimin parlamentar të zgjedhjeve, Berisha shkeli kushtetutën. Për pasojë inkurajoi manipulatorët e rinj dhe ata recidivistë.
Rrezultati është ky që po shohim në një kuti të hapur me njëmijë e një pengesa në Dajç të Zadrimës dhe në kutitë e tjera që priten të hetohen në atë komunë. Refuzimi me çdo çmim i kërkesës së opozitës për hapjen e kutive ka synuar të fshehë atë që kishte ndodhur, pra manipulimet e bëra. Por nuk ka dyshim se një krim elektoral i pandëshkuar riprodhon vetveten edhe kur ti si qeveri nuk e porosit më. Duhet ta dimë se manipulimi i votave, posaqë askush nuk ka frikë se do të dënohet, bëhet sa për interesat politike të partisë apo krerëve qendër, aq edhe per interesat e kandidatëve dhe partiakëve të bazës që kanë krijuar rrjetet e tyre të interesave abuzive.
Është edhe bisnes, madje gjithnjë e më shumë bisnes i fëlliqur. Mjaft komisionerë e ofrojnë manipulimin e votave si shërbim. Ata marrin shpërblimin, por haraqet i paguan Shqipëria dhe shqiptarët që nuk qasen në familjen europiane. Për ta frenuar e shkatërruar këtë rrjet merimange që penalizon ëndrrën europiane të shqiptarëve, Berishaame qeverinë e tij duhet të godasin fort dhe njeherësh duhet ti hapin rrugë nismave të opozitës për trasparencë dhe ligj të ashpërsuar për këtë çeshtje. Asnjë lloj pushteti nuk ka të ardhme, duke i hedhur rrënjet në batakun e vjedhjes së votës.
E treta, është zakon që çdo farsë elektorale paraprihet nga një komision bipartizën që bën sikur mblidhet, bën sikur debaton, bën sikur spo gjen gjuhën, dhe pastaj nga fundi, kur ska mbetur shumë kohë, vjen edhe momenti i marrëveshjes, Kodi i ri votohet dhe kalon me iluzionin e ri se zgjedhjes e radhës do të jenë top. Në të vërtetë parregullsitë dhe manipulimet e reja gjejnë rrugë të kalojnë nepër të çarat e Kodit Zgjedhor, të çara të cilat mungesa e vullnetit politik dhe aventurizmi i komisionerëve të korruptuar i hap me pash. Kjo histori duhet të marrë fund dhe mund të marrë fund.
Komisioni duhet të hapet, të jetë me shumë se bipartizan, të jetë ndërpartiak dhe madje publik në fazën e mbledhjes dhe përgatitjes së ndryshimeve. Elita politike ndërpartiake ka detyrimin të gjej렠 zgjidhjen për eliminimin njeherë e përgjithmonë në Shqipëri të votave fiktive dhe për zbatimin njeherë e përgjithmonë të parimit një zgjedhës një votë. Partitë parlamentare kanë detyrimin të votojnë zgjidhjen. Opozita nga ana e saj nuk mund të shkojë më në zgjedhje si cjapi te kasapi. Rrok Lini në Dajç , e vërteta e votimeve në Dragushë të Dajçit , e vërteta e votimeve në Tiranë dhe në shumë bashki e komuna të tjera janë parasegjithash një apel dhe një kujtesë për opozitën se ku duhet të orjentohet në përpjekjen e saj.