E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryshfeti, KLD denoncon në prokurori gjyqtarin e Matit

Nga Bledar Lumani

Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka denoncuar gjatë ditës së djeshme një gjyqtar, për të cilin është vërtetuar se ka marrë ryshfet dhe tashmë ai do të procedohet penalisht. Sipas burimeve pranë KLD, Vesel Bako, gjyqtar në Mat, është denoncuar në prokurori, pasi akuzohet për korrupsion. Në këtë mënyrë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur fushatën e tij antikorrupsion në sistemin e drejtësisë, fushatë për të cilën është folur shumë në mbledhjet e KLD. Sakaq, burime pranë KLD bënë të ditur se ekzistojnë të gjitha provat që implikojnë gjyqtarin, teksa janë siguruar edhe pamje filmike të tij, në momentin që ai ka qenë duke marrë ryshfet. Ndërkohë, gjyqtarit të denoncuar do t’i hiqet edhe imuniteti nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›