E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhilardinjo gati te ndryshoje sulmin e Italise

Alberto Xhilardinjo synon te luaje si sulmues kryesor i Italise, te merkuren ne Lece, ne sfiden me Mali e Zi. Toni, 31 vjec, nuk do te jete i disponueshem per italianet, ne ndeshjen e se merkures, pasi u ndeshkua ne Bullgari me karton te verdhe. Sulmuesi i Bajernit te Mynihut eshte kritikuar serish per shkak se nuk po e gjen golin, duke bere te njejten paraqitje, si ne "Euro 2008". Zhilardino nuk luajti me ekipin e Roberto Donadonit, ne finalet e evropianit, por ai eshte aktivizuar rregullisht me kombetaren italiane, kur ishte sulmues i Fiorentines. Zhilardinjo nuk eshte preferuar ne kombetare, pas kalimit te Milani, per shkak se me kuqezinjte nuk luajti ndonje rol te rendesishem. 26-vjecari ka shenuar 4 gola ne Serine A, per kete sezon. Surpriza e radhes ishte se trajneri Marcelo Lipi e perfshiu sulmuesin ne ekip, duke e vendosur ne ndeshjen e fundit, para Luka Tonit. "Me vjen keq per Lukan, por nese Lipi me mban titullar ne sulm, ne perballjen e se merkures me Malin e Zi, ne Lece jam gati, madje kam ruajtur edhe nje gol per Italine," - u shpreh Luka Toni. Kuarelia zevendesoi Tonin, ne radhet e Italise. Debutuesi, Simone Pepe nuk ishte ne lartesine e duhur, te shtunen ne Bullgari. Sulmuesi i Vilarealit, Xhuzepe De Rosi, i thirrur per here te pare ne kombetare mund te zevendesoje ne ndeshjen e radhes Pepen. Mesfushoret De Rosi dhe Gatuzo kane pasur probleme te lehta demtimi, por qe nuk paraqesin shqetesim per trajnerin, ne vigjilje te ndeshjes. Interesant eshte fakti se ne sulmin e Italise trajneri Lipi ka preferuar lojtaret e Udinezes, ndersa ekipet e medha nuk kane ende perfaqesues te denje, per te kontribuar ne radhet e kombetares se Italise.

Mali i Zi

Sulmuesi kryesor i Malit te Zi, Marko Vucinic, i cili luan me Romen, njihet mire nga italianet, por ai mund te mos jete ne kete ndeshje, per shkak te nje demtimi ne gju. Trajneri Zoran Filipovic pritet te hedhe ne fushe lojtare qe nuk kane demtime.

Mesfushori i Sporting Lisbones, Simon Vukcevic la pas problemet, ndersa Radoslav Batak, Elsad Zverotic, Vladimir Bozovic dhe Milan Jovanovie kane probleme demtimi.

"Do te zbres ne fushe lojtaret qe jane ne forme. Shpresoj qe ata futbolliste qe jane te demtuar, te kthehen ne forme, per te qene gati me Italine." - theksoi trajneri i Italise. Mali i Zi barazoi 2-2 me Bullgarine dhe 0-0 me Irlanden ne ndeshjen e para kualifikuese brenda fushes se vet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›