S’e përjashton kthimin te Harry Potter

Rowling pranon se kthimi në serinë për fëmijë të njohur globalisht ka pas gjasa të ndodhë,ndonëse nuk e përjashton si mundësi.
"Nëse do të kisha ndonjë ide gjeniale, do ta bëja përsëri. Por, fillimisht më duhet ideja. Por, shkrimi i një vazhdimi vetëm sa për të shkruar... nuk kam afinitet për këtë”, thekson ajo.
"Nuk dua të atë botë ta kthej mekanikisht, të marrë disa copëza, t’i ngjis, dhe të them: ‘Ja, këtë mund ta shesim’”, sqaron ajo.
Rowling, e cila aktualisht po promovon librin e saj për të rritur, "The Casual Vacancy", pranon se shkrimi i librave për Harry Potter nuk ishte aq gjë e thjeshtë, megjithëse është e kënaqur me versionet e para.
"Ishin disa libra për Potter për të cilat e dija menjëherë se do të më duhej edhe një vit shtesë”, pranon J.K. Rowling.