Realit dua t’ia shpaguaj besimin
Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 16:44
Fabio Coentrao dëshiron ta arsyetojë çdo cent, pasi u transferua nga Benfica në Real Madrid për 30 milionë euro.
Mbrojtësi portugez po e shijon aventurën e re në Los Angeles, ku klubi madrilen po e kryen fazën përgatitore.
“Gjithmonë kam dëgjuar për këto 30 milionë. Njerëzit thonë se kushtova shtrenjtë, por unë nuk i përgjigjem kësaj pyetjeje. Koha do ta tregojë. Jam i bindur se kam kualitet dhe dëshiroj t’ia vërtetoj çdokujt se pse ata paguan 30 milionë euro për mua. Dua t’ua vërtetoj të gjithëve se kam kualitet të jem këtu. Këtu është një grup fantastik lojtarësh, po ndihem shkëlqyeshëm”, deklaroi Coentrao për ‘Diario AS’.