E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona konfirmon bisedimet

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 16:30

Nënkryetari i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se klubi ka filluar bisedimet me Udinesen për Alexis Sanchezin.

Kampioni i Spanjës dhe i Evropës spekulohet me transferimin e 22 vjeçarit dhe Bartomeu shpreson në arritjen e një marrëveshjeje.

“Jemi optimistë, por sapo kemi filluar. Jemi duke negociuar për Sanchezin. E dimë se ai është futbollist i vlefshëm dhe për këtë arsye kërkohet nga shumë klube. Së pari duhet të arrijmë marrëveshje me Udinesen”, tha Bartomeu për të përditshmen kiliane La Tercera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›