Tash, Ministrinë
Partia e pestë në Kosovë, Aleanca Kosova e Re e ka shfrytëzuar momentin e largimit të Hajredin Kuçit nga Posti i Ministrit të Drejtësisë për të kërkuar edhe një dikaster qeveritar.
Edhe pse kanë kaluar nëntë muaj prej afatit të fundit për t`iu ndarë edhe një ministri Pacollit, zyrtarët e AKR’së deklarojnë se ky është momenti më i mirë për të marrë hisen e shumëpritur në Ekzekutiv.
Nënkryetari i Partisë së Pacollit, Vegim Gashi ka thënë të martën se AKR’ja në vazhdimësi ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes, por sipas tij, tash janë krijuar rrethanat e duhura për të zbatuar marrëveshjen.
“Pavarësisht prej asaj që ka kaluar një kohë dhe sigurisht edhe mundësia jonë si subjekt politik me e pasë një përfshirje më të madhe në jetën politike dhe në qeverisjen aktuale në Kosovë, edhe ky moment është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ne”, ka thënë Gashi, për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...