E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka oferta për Piquen dhe Alvesin

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka insistuar se klubi nuk ka marrë oferta për mbrojtësit Gerard Pique dhe Dani Alves.

Pique dhe Alves spekulohet se mund të largohen nga Nou Camp gjatë afatit kalimtar të verës mirëpo Zubizarreta ka theksuar se klubi nuk planifikon ti shesë ata.

“Ne nuk kemi futbollistë në shitje dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë për Piquen ose Alvesin”, deklaroi Zubizarreta për Televisio de Catalunya. Zubizarreta u emërua drejtor sportiv i Barcelonës në verën e vitit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›