E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabovci: Politika nuk bëhet në rrugë, por në Kuvend

Politika e vendit nuk bëhet në rrugë, por bëhet në Kuvend, në të cilën është pjesë edhe Vetëvendosja, ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, shefi i Grupit Parlamentar të PDK'së, Adem Grabovci.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK'së ka komentuar kështu kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për një ballafaqim Kurti-Thaçi në ndonjë debat televiziv.

“Kurti mund të kërkoj ballafaqim, por Thaçi duhet të kërkojë që të ballafaqohen në nivele të barabarta, dhe është Parlamenti aty. Vetëvendosja është pjesë e Parlamentit, ku aty duhet të zhvillohet debati dhe aty është prezent edhe e Thaçi. Politika e vendit nuk bëhet në rrugë, por bëhet në institucione”, tha ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›