E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëpret rikthimin në Corinthians

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 20:07

Carlos Tevez thotë se do të ishte i lumtur po të kthehej në Corinthians, nëse klubi brazilian do t’i paguante 45 milionë euro për sulmuesin e Manchester City. Tevez ka thënë se mund të largohet nga City për shkaqe familjare.

“Nëse do të kishte interesim, nuk do të kisha problem të rikthehem në Corinthians”, tha sulmuesi argjentinas për ‘Telefe’. Menaxheri i Tevezit, Kia Joorabchian ka konfirmuar se bisedimet kanë filluar.

“Corinthians ka lëvizur dhe ne po e shikojmë këtë mundësi. Tevez e do Brazilin shumë dhe dëshiron të luajë sërish në Corinthians. Por, nuk jam i sigurt nëse kjo do të ndodh”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›