E Diel, 1 Nëntor 2026

SARANDE/ Midhja e Butrintit, shtohet prodhimi



SARANDE - Midhja e Butrintit ka dalë në treg. Prodhuesit e saj parashikojnë rritje me disa tonë më tepër, ndërkohë që dyert e tregut evropian ende ka fare pak shpresë që të hapen për midhjen tonë. Ndërsa vitin e kaluar është prodhuar rreth 1300 tonë, për këtë vit prodhimi parashikohet të jetë rreth 1500 tonë, sipas Arjan Demirit, drejtor i Ndërmarrjes së Rritjes dhe Zënies së Peshkut. Edhe pse prej tyre ekziston ambicia që midhja e Butrintit të kalojë kufijtë për eksport jashtë vendit, pasi mundësitë janë të mëdha, ende nuk janë hapur dyert e tregut evropian. Demiri tha se hapja e tregut ndërkombëtar për midhjen është thjesht një vendim politik, pasi midhja e Butrintit, ndryshe nga sa thuhet, i plotëson gjithë kushtet për eksport. Në rajonin e Sarandës janë 35 subjekte private të licencuar dhe madje edhe kontrolluar nga drejtoria që merret me kultivimin e midhjes. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›