E Shtunë, 31 Tetor 2026

DIBER/ Pranga për tri maskat e Dibrës



DIBER - Ankthi e frika kishte pushtuar banorët e rrethit të Dibrës, sidomos javët e fundit. Tre të rinj të maskuar u dilnin atyre në pritë dhe i grabisnin. Kjo deri dje, kur policia e Dibrës bëri të mundur arrestimin e autorëve, në aksionin e koduar “Shumbat”. Marian Laçi, 23 vjeç, Ndriçim Laçi, 20 vjeç dhe Lamir Shehu janë identifikuar dhe prangosur si autorët. Ata akuzohen se kanë kryer një sërë grabitjesh, kryesisht gjatë muajit prill, nën presionin e armëve. Policia sqaroi se gjatë operacionit këtyre shtetasve u janë gjetur maska, 5 celularë të vjedhur, sasi të mëdha municionesh luftarake dhe një çiklomotor. Policia e Dibrës po punon për të zbardhur të tjera grabitje të kryera nga këta persona, pasi mendohet që aktiviteti i tyre kriminal të jetë shtrirë në disa akse rrugore rurale, sidomos në aksin Peshkopi-Kukës. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›