SARANDE/ Shpëton nga mbytja 5-vjeçari
SARANDE - Një fëmijë 5-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht nga mbytja mesditën e së mërkurës. N.Nesturi, banor i qytetit të Sarandës, po lahej në det nën kujdesin e disa të afërmve të tij. Të gjithë së bashku ata kishin përzgjedhur për t'u larë vendin e quajtur "Gjiri i Marinës". Ishte ora rreth 15:00 kur 5-vjeçari, si dhe gjithë të tjerët rreth tij, ishte futur në det. Për momentin ai u humbet nga sytë të afërmve të vet. Shqetësimi tek njerëzit e tij u bë i dukshëm për humbjen e vogëlushit 5-vjeçar. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, për t'u përcjellë më pas me helikopter drejt Tiranës.