VLORE/ Sherr mes të rinjsh me thika
VLORE - Tre të rinj nga Vlora janë grindur mbrëmjen e së mërkurës, njëri prej të cilëve përfundoi në spital pasi u godit me thikë. Sipas policisë, 22-vjeçari A. Aliraj, banues në lagjen "24 Maji", ka pësuar dëmtime në krah dhe në këmbë. I dëmtuari është dërguar në spital ku mori kurimin dhe është pa probleme për jetën. Me të marrë njoftimin, grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nga të dhënat rezulton se i riu kishte qenë duke pirë një kafe në një nga lokalet e zonës së Skelës. Më pas aty kanë ardhur E. Skënderaj, 24 vjeç, dhe A. Lamaj, 19 vjeç. Ata kanë nisur të grinden në fillim me fjalë e më pas debati është ashpërsuar deri në nxjerrjen e thikës.