E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Statuti s’e ndalon Ramën të rikandidojë

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha dje se statuti i kësaj partie nuk ia ndalon askujt të rikandidojë për postin e kryetarit. Duke folur në një intervistë për Ora Neës, deputeti i qarkut të Shkodrës tha se në PS është një forum i cili vlerëson nëse po zbatohet statusi i kësaj partie. “statuti nuk e pengon për mendimin tim rikandidimin e askërkujt. Interpretimi i statutit, nëse dikush nuk është i sigurt për mënyrën si po zbatohet, kërkohet nga një institucion që është edhe ai statutor, që është komisioni i garancive statutore. Ndërkohë zoti Rama, në mbledhjen e asamblesë që e thirri ai vetë, duke shfrytëzuar po kompentencën që jep statuti, fakti që shfrytëzoi një nen të caktuar për të thirrur kongresin, i cili thirret kur nuk ka kryetar do të thotë që ka pranuar që mandati i tij të jetë ndërprerë”. Sipas tij, “Rama është shprehur se është kryetar në detyrë sepse për momentin nuk është se ka kryetar tjetër, nuk është se ka një aktivitet të përditshëm politik të tij si kryetar partie. Ai po përgatitet për kongresin e 29 gushtit”. Duke komentuar marrëveshjen e bashkëpunimit mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Beqja tha se ajo është një marrëveshje pragmatiste mes dy partive. I pyetur nëse ka ndikuar përbërja e listave në humbjen e Partisë Socialiste, ai tha se “për mendimin tim nuk është përbërja e listave për rezultatin jo të mirë që arritëm. Duhet folur konkretisht se në cilin qark lista nuk ishte ashtu siç duhet të ishte, që nuk arritëm atë objektiv që donim apo arritëm numrat që kemi tani. Nuk duhet të flasim në përgjithësi. Nuk mund të themi që votuesi i qarkut të Shkodrës të jetë ndikuar nga lista e qarkut të Vlorës”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›