SETimes: Shqipëria, vështirësi ekonomike në 2012-ën
Për shkak të varësisë nga Greqia dhe Italia, vendi ynë mund të futet në vështirësi më të medha ekonomike gjatë këtij viti. Pasi në ekonominë shqiptare ndikojnë remitancat e emigrantëve që jetojnë në Greqi dhe Itali, si dhe varësia që kemi me to sa i përket shkëmbimeve tregtare.
Kështu ka shkruar SETimes.com e cila raporton se fuqia investuese e shtetit shqiptar ra gjatë vitit të shkuar, edhe pse ajo private nuk ra në mënyrë drastike.
“Shqipëria nuk përjetoi një reduktim thelbësor të investimeve private, vendase apo të huaja, ndonëse fuqia investuese e shtetit
ra” shkruhet në artikullin e SETimes.
Sipas këtij protali efeketet e krizës në Shqipëri filluan të ndjehen në fund të 2008-ës dhe shenja e parë ishte tërheqja e kursimeve nga bankat.
“Ekonomia shqiptare nisi t’i ndjejë efektet e krizës në vjeshtën e 2008-ës. Shenja e parë qe tërheqja e pjesshme e kursimeve, për fat të mirë, në shkallë të ulët, pa shenja paniku, por jo më pak e rëndësishme, dhe bankat morën një qëndrim konservator lidhur me kreditë. Pati gjithashtu reduktime të eksporteve dhe më pas reduktime të importeve”- shkruan portali.
Shkrime të tjera me interes:
- Konferenca e Kryetarëve, Bode: Shqipëria do vazhdojë rritjen ekonomike Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar sot gjatë...
- Rritja ekonomike, BB: Shqipëria mbeti pas Kosovës dhe Maqedonisë Tiranë- Shqipëria ka zbritur në rënditjen e Bankës Botërore sa...
- Buxheti 2012, Berisha: Rrogat, pensionet, asistenca ekonomike do rriten Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë shprehu se rritja...