Pas urdhër-arrestit, Berisha shkarkon kreun e Gardës, Ndrea Prendin
Tiranë- Pak orë pasi prokuroria preu urdhër arrestin për kreun e Gardës Ndrea Prendin, ka reaguar kryeministri Berisha i cili ka urdhëruar shkarkimin e Prendit nga posti që mban. Duke emrëruar në vend të tij kolonel Artan Hoxhën.
Mësohet se Prendi akuzohet se ka vrarë Faik Myrtajn, protestuesin që ndodhej në bulevard në protestën e 21 janarit 2011.
Ndonëse ka akuzuar publikisht Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama për hetim të njëanshëm, kryeministri ka besim të plotë në zbardhjen e kësaj cështje, është i vendosur për hetimin e plotë të ngjarjes ku humbën jetën 4 persona. Ky hetim duhet të jetë gjithëpërfshirës- tha zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli në një deklaratë për shtyp.
Shkrime të tjera me interes:
- 21 Janari, urdhër-arresti për kreun e gardës. Akuzë për vrasje Tiranë- Trokasin arrestimet VIP për vrasjet e 21 Janarit të...
- Berisha: Topi nuk u konsultua me Parlamentin për kreun e KLSH-së Tiranë- Kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me kandidaturën e...
- Berisha: Viktimat mund të jenë vrarë nga plumba rikoshetë të Gardës Tiranë- Kryeministri Sali Berisha në një interviste televizive deklaroi mbrëmë...