E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Ish-presidenti Trump fiton Pensilvaninë, intensifikohet beteja për Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH/- Ish-presidenti Donald Trump ka fituar shtetin e rëndësishem të Pensilvanisë kundrejt rivales se tij, zëvendëspresidentes Kamala Harris, sipas Fox News.

Sondazhet treguan një garë të ngushtë gjatë gjithë fushatës për 19 votat elektorale të Pensilvanisë.

Trump theu veçanërisht “murin proverbial blu” në 2016 duke fituar Pensilvaninë, ndërsa Biden e fitoi atë në 2020.

Trump mposhti ngushtë Hilary Clinton me afërsisht të njëjtën diferencë që Biden mundi presidentin e atëhershëm në 2020.

Demokratët kanë bërë avancime në nivelin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit që nga ajo kohë.

Pensilvania ishte një nga shtatë shtetet kyçe që shihej si më jetiket për të fituar zgjedhjet, mes të tjerave që ishin Arizona, Nevada, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Miçigani dhe Wisconsin.

Së bashku, shtatë shtetet japin 93 nga 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale. /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›