E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Pelosi tërhiqet nga politika, reagon presidenti Trump

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ish-kryetarja e Dhomës amerikane të Përfaqësuesve, Nancy Pelosi njoftoi daljen në pension duke konfirmuar se nuk do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2026, duke i dhënë fund në mënyrë efektive mandatit të saj 40-vjeçar në Kongres, raportoi ”Washington Post”.

“Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, por ka ende shumë punë për të bërë”, tha ajo duke përmendur disa nga arritjet e saj, nga Obamacare deri te reforma e ”Wall Street”-it.

”Njoftimi i daljes në pension të Nancy Pelosi është një gjë e shkëlqyer për Amerikën”, tha ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, sipas Peter Doocy të ”Fox News”.

“Dalja në pension e Nancy Pelosi është një gjë e shkëlqyer për Amerikën”, tha Trump, duke e quajtur atë “të keqe, të korruptuar dhe të përqendruar vetëm në gjëra të këqija për vendin tonë”.

“Ajo po humbiste me shpejtësi kontrollin e partisë së saj dhe nuk mundi ta rifitonte kurrë atë”, vazhdoi ai.

“Jam shumë i nderuar që ajo më ngriti dy herë padi dhe dështoi dy herë keq. Nancy Pelosi është një politikane shumë e mbivlerësuar”, shtoi ai./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›