SHBA – Trump nuk do të vendosë menjëherë tarifa ndaj partnerëve tregtarë si Kina, Kanadaja dhe Meksika

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Donald Trump nuk do të vendosë asnjë tarifë ndaj partnerëve tregtarë si Kina, Kanadaja dhe Meksika menjëherë pasi u betua si president i SHBA-së, sipas një raporti.
“Në vend të kësaj, ai do të udhëzojë autoritetet të vlerësojnë marrëdhëniet tregtare me Kinën dhe fqinjët e saj në kontinentin e Amerikës së Veriut”, raportoi sot “Wall Street Journal”, duke cituar një përmbledhje të një memorandumi të planifikuar dhe këshilltarët e Trump.
Mund të jetë një pushim i shkurtër. Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve në nëntor, Trump paralajmëroi se do të vendoste tarifa për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina. Ekziston gjithashtu frika se Trump mund të vendosë tarifa të reja në BE.
Trump vendosi një sërë tarifash për mallrat e importuara gjatë mandatit të tij të parë në detyrë nga 2017 deri në 2021.
Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.
Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.
“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues. //a.i/