E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Do të riemërtojmë Gjirin e Meksikës dhe malin Denali të Alaskës

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund kufizimeve për lirinë e fjalës në fjalimin e tij inaugurues, në Kapitol.

“Pas disa vitesh përpjekjesh federale të paligjshme dhe antikushtetuese për të kufizuar lirinë e shprehjes, unë do të nënshkruaj gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të ndaluar menjëherë të gjithë censurën e qeverisë dhe për të rikthyer fjalën e lirë në Amerikë”, tha Trump.

Presidenti i ri Trump tha në fjalimin e tij se ai do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe do të ndryshojë emrin e malit Denali të Alaskës në malin McKinley.

“Në një kohë të shkurtër, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në malin McKinley, aty ku duhet të jetë dhe ku i takon”, tha Trump.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues.

“Unë thjesht do ta vendos Amerikën të parën”, shtoi Trump. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›