SHBA – Trump falënderon pakicat për mbështetjen në zgjedhjet presidenciale

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump falënderoi në fjalimin e tij inaugurues votuesit e shumtë nga komunitetet pakicë që votuan për të në zgjedhjet presidenciale.
Ai vuri në dukje një rritje dramatike të mbështetjes nga pothuajse çdo element i shoqërisë në SHBA, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra, afrikano-amerikanë, amerikanë hispanikë, amerikanë aziatikë, urbanë, ruralë.
“Ne fituam nga miliona njerëz në komunitetet e njerëzve me ngjyrë dhe hispanikëve”, theksoi ai.
“Dua t’ju falënderoj për ofrimin e jashtëzakonshëm të dashurisë dhe besimit që keni treguar me votën tuaj. Ne shënuam rekorde dhe nuk do ta harroj. Kam dëgjuar zërat tuaj në fushatë dhe mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, tha Trump.
Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.
Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.
“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues. //a.i/