E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump zotohet të kapërcejë krizën e besimit në qeverinë amerikane

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump është zotuar të kapërcejë atë që ai e quajti “krizë besimi” në qeveri.

“Qeveria jonë përballet me një krizë besimi”, tha sot Trump në fjalimin e tij inaugurues në Kapitol.

“Për shumë vite, një strukturë radikale dhe e korruptuar ka marrë me forcë pushtetin dhe pasurinë nga qytetarët tanë, ndërsa shtyllat e shoqërisë sonë ishin të thyera dhe në dukje në rrënim të plotë”, shtoi ai., ndërsa shtyllat e shoqërisë sonë ishin të thyera dhe në dukje në gjendje të rëndë”, shtoi ai.

“Por, tani SHBA-ja qëndron në fillimin e një epoke të re të artë”, tha Trump.

“Ne do të jemi të fortë dhe do të fitojmë si kurrë më parë”, tha ai.

“E ardhmja është e jona dhe Epoka jonë e Artë sapo ka filluar”, shtoi presidenti i 47-të i SHBA-së.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›