E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA- Dënohet me 6 vite burg ish- zyrtari i MPJ- së, Almir Rrapo

SHBA- Ish- zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo është dënuar me 6 vite burg nga drejtësia amerikane, pasi akuzohej për rrëmbim personi, planifikim vrasjeje dhe trafik droge. Rrapo ka përfituar ulje të dënimit pasi ka bashkëpunuar me autoritetet e SHBA- së.

Ai ka qenë pjesë e organizatës ‘Krasniqi’ e cila drejtohej nga dy vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA. Dënimi i tyre erdhi pas dëshmisë së Almir Rrapos, dhe për këtë arsye ai përfitoi ulje të dënimit.

Gjatë procesit gjyqësor ai ka pranuar shumicën e akuzave dhe është vetëshpallur fajtor. 28- vjeçari ka pranuar se nga viti 2002 deri në 2010 ka qënë pjesë e një rrjeti trafiku lëndësh narkotike, ka rrëmbyer dhe ka planifikuar vrasjen e një trafikanti droge, si dhe ka shitur armë. Arrestimi i tij u bë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, dhe më pas ai u ekstradua në SHBA.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›