Bizneset, Bashkia e Tiranës nxjerr afatet e detyrimeve tatimore për vitin 2010
Kriza ekonomike, Bashkia propozon rishikimin e taksave dhe të tarifave vendore
Jonida Tashi
Bashkia e Tiranës ka filluar shpërndarjen e detyrimeve tatimore për vitin 2010. Duke marrë në konsideratë krizën ekonomike, Bashkia e Tiranës ka propozuar rishikimin e taksave dhe të tarifave vendore për vitin 2010, të cilat janë në shqyrtim për miratim pranë Këshillit Bashkiak, së bashku me miratimin e buxhetit të vitit 2010. Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, në zbatim të Ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar, si dhe Vendimit Nr. 3 të Këshillit Bashkiak, datë 5.2.2008 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, ka filluar shpërndarjen e detyrimeve tatimore për vitin aktual. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) bëjnë të ditur se shpërndarja e detyrimit tatimor për vitin 2010 është në përputhje me vendimin e Këshillit Bashkiak në fuqi të vitit 2008, i cili ka parashikuar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2010. Më poshtë, DPTTV paraqet disa nga taksat dhe tarifat vendore që janë ose mund të jenë objekt i subjektit tuaj.
Taksa e ndërtesës
Detyrimi i taksës së ndërtesës është vjetor dhe përllogaritet në funksion të sipërfaqes së ndërtimit në pronësi të taksapaguesit dhe vetëm për periudhën kur ekziston e drejta e pronësisë. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 30 qershor është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Në përputhje me ligjin “Për Procedurat Tatimore” në rast se subjekti nuk ka në posedimin e tij një pronë për të cilën ende nuk ka fituar të drejtën e pronësisë, por e shfrytëzon ekonomikisht (nëpërmjet qiradhënies apo përdorimin për qëllimet e veta të biznesit), kjo pronë bëhet objekt i taksës së ndërtesës.
Taksa e tabelës
Detyrim i taksës së tabelës është vjetor dhe aplikohet për të gjitha subjektet, të cilat vendosin emërtimin e subjektit në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë në hapësira të tjera publike ose private. Tabelat me sipërfaqe mbi 4 m2 konsiderohen tabela reklamuese. Reklamues konsiderohen edhe të gjitha tabelat e vendosura në pamje joballore, pavarësisht sipërfaqes, të vendosura në tarraca, lozhe, ballkone, të vendosura në pjesë të rrugës, shtylla etj., që kanë përmbajtje me qëllime reklamimi për vete ose të tretë. Në këtë kategori përfshihen: të gjitha reklamat statike, ndriçuese ose jo ndriçuese, faqet murale dhe autolëvizëse dhe të gjitha reklamat e lëvizshme me fletë, pamje dy ose trevizionëshe, elektromekanike ose pa ndriçim, faqet murale dhe autolëvizëse; të gjitha reklamat dixhitale, lineare me të gjitha elementet gjysmë përçuese etj. Në rastin e më shumë se një tabele, vetëm njëra do të konsiderohet identifikuese, të tjerat do të konsiderohen reklamuese. Afati i pagesës për taksën e tabelës për detyrimet e lindura pas datës 20 prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Nëse subjekti taksapagues fillon, apo pushon veprimtarinë gjatë vitit, detyrimi tatimor llogaritet në përpjesëtim me muajt e plotë të zhvillimit të veprimtarisë. Të gjitha subjektet që vendosin tabela reklamuese në qytetin e Tiranës duhet të vetëdeklarojnë pranë DPPTV-së adresën, numrin dhe sipërfaqen e tabelave reklamuese, të vendosura me qëllim përllogaritjen dhe pagesën e taksës së reklamës. Në të kundërt, në qoftë se nga kontrollet e ushtruara do të konstatohen tabela të padeklaruara dhe papaguara, DPTTV-ja do të llogarisë detyrimin për taksën dhe sanksionin ligjor të parashikuar. Në rast se subjekti është objekt i taksës së tabelës për qëllime reklamimi, por për arsye të ndryshme kryen heqjen e saj, me qëllim saktësimin e detyrimit tatimor, duhet të depozitojë pranë DPTTV-së një kërkesë me shkrim për heqjen e reklamës, me qëllim kryerjen e verifikimeve përkatëse për mosllogaritje të mëtejshme të këtij detyrimi tatimor.
Taksa e gjelbër
Detyrimi i taksës së gjelbër është vjetor dhe aplikohet për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Tiranës. Taksa e gjelbër paguhet për çdo njësi ku subjekti zhvillon aktivitetin. Pagesa e këtij detyrimi kryhet deri më 20 prill. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 20 prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Nëse subjekti taksapagues fillon apo pushon veprimtarinë gjatë vitit, detyrimi tatimor llogaritet në përpjesëtim me muajt e plotë të zhvillimit të veprimtarisë.
Taksa për zënien e hapësirave publike
Detyrimi i taksës për zënien e hapësirës publike është mujor dhe përllogaritet në bazë të sipërfaqes në m2 (hapësirë publike), e cila vihet në shfrytëzim për qëllime biznesi me nivelet tregtuese të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Afati i pagesës është data 30 e muajit kur lind detyrimi.
Tarifa e pastrimit
Detyrimi i tarifës së pastrimit është vjetor dhe aplikohet për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Tiranës. Tarifa e pastrimit paguhet për çdo njësi ku subjekti zhvillon aktivitetin. Pagesa e tarifës së pastrimit kryhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore ose pranë çdo banke brenda datës 20 prill 2010. Ndërsa detyrimi tarifës së pastrimit për çdo tavolinë është mujor dhe llogaritet për çdo tavolinë të vendosur në hapësira publike për subjektet si: bar, kafe, restorant, fast-food, kafe internet dhe të tjera të ngjashme si këto. Afati i pagesës është data 30 e muajit kur lind detyrimi.
Regjistrimi i subjektit apo i njësive të tij pranë DPTTV-së
Me qëllim regjistrimin për efekt taksash dhe tarifash vendore pranë Bashkisë së Tiranës, brenda një afati 10-ditor nga aplikimi në Qendrën Kombëtare e Regjistrimit (QKR) dhe pajisja me NIPT, subjektet duhet të paraqesin pranë DPTTV-së:
Subjektet e biznesit të madh/subjekte VIP
Fotokopje e NIPT-it
Fotokopje ekstrakti QKR
Dokumente pronësie ose përdorimi të ambientit ku ushtrohet veprimtaria (për çdo NIPT)
Dokument identifikimi përfaqësuesi ligjor (nëse janë persona juridik, fotokopje e Akt Themelimit dhe Statutit)
Organizata jofitimprurëse (shoqata, fondacione)
Fotokopje e NIPT-it
Fotokopje e vendimit të Gjykatës

Dokument identifikimi përfaqësuesi ligjor
Bizneseve të paregjistruara u llogaritet detyrimi tatimor që në momentin që ky biznes identifikohet si i paregjistruar nga strukturat e DPTTV-së, pavarësisht datës së regjistrimit në QKR. Në mbështetje të vendimit të Këshillit Bashkiak, për subjektet e regjistruara pas datës 20 prill apo njësitë e reja të një biznesi ekzistues, afati i pagesës së taksave është brenda 30 ditëve nga data e regjistrimit pranë QKR-së.
Çregjistrimi
Subjektet e biznesit të madh, VIP, apo edhe OJF-të, që kërkojnë të regjistrohen për efekt taksash dhe tarifash vendore, duhet të paraqesin pranë DPTTV-së, fotokopje të aplikimit për çregjistrimin pranë QKR-së, ose fotokopje të kërkesës për çregjistrim në gjykatë në rastin e OJF-ve. Detyrimet për taksat dhe tarifat vendore për OJF-të ndërpriten në çastin e aplikimit për çregjistrim në Gjykatë, kurse për personat juridikë, në çastin e mbylljes së likuidimit dhe aplikimit për fazën e dytë në QKR.
Kalimi në status pasiv
Për subjektet biznes i madh ose VIP, që pretendojnë pezullimin e veprimtarisë së tyre, duhet të paraqitet një vërtetim nga organi tatimor qendror, nga i cili të rezultojë se subjekti gëzon statusin “Pasiv”.
Apelimi tatimor
Tatimpaguesi mund të ankimojë kundër njoftim vlerësimit, çdo vendimi që ndikon në detyrimin e tij tatimor, çdo kërkesë për rimbursim ose lehtësim tatimor ose çdo akti ekzekutiv të posaçëm tatimor në lidhje me tatimpaguesin. Ankimi bëhet me shkrim dhe dorëzohet brenda ditëve kalendarike nga data kur akti i administratës është marrë ose vlerësohet i marrë nga tatimpaguesit. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, duhet që bashkë me ankesën të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore. Shuma e pagueshme përjashton të gjitha gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor që është subjekt i ankimit. Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore. Barra e provës për të vërtetuar se një akt administrativ është i pasaktë bie mbi tatimpaguesin. Vendimi i organit apelues mund të kundërshtohet në Gjykatë, brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja në dijeni për këtë. Nëse organi i apelimit nuk shprehet brenda tre muajve nga marrja e ankimit, tatimpaguesi mund të ankohet drejtpërsëdrejti në Gjykatë. Tatimpaguesi ka të drejtë të paraqesë personalisht çështjen ose të caktojë një person për ta përfaqësuar.
8 Prill 2010