E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fusnota, Kaçin përshëndet vendimin e Serbisë

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Jelko Kacin ka përshëndetur sot vendimin e qeverisë serbe për pjesëmarrjen ne takimet rajonale dhe ka thënë se me këtë Serbia ka dërguar një “një sinjal pozitiv në rajon dhe Europë”.

“Përshëndes instruksionet e Qeverisë së Serbisë përmes të cilave mundësohet zbatimi i marrëveshjes mes Prishtinës e Beogradit në pjesëmarrjen në takimet rajonale”, thuhet në njoftimin e Kacin.

Ai ka thënë se “vetizolimi i Serbisë dhe përmbajtja nga marrja pjesë në disa takime rajonale vetëm sa i ka sjellë dëme klimës ekonomike e politike të Serbisë dhe rajonit”.

Sipas udhëzimit të nxjerrë të dielën në Beograd, Kosova, në tubimet rajonale, do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por që nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›