E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA 4 te vrare ne diten dyte me mot te keq dhe ciklone

Autoritetet amerikane thone se dita e dyte e motit te keq dhe cikloneve ne jug te Shteteve te Bashkuara ka shkaktuar vdekjen e 4 personave duke e rritur numrin e pergjithshem te vdekjeve qe lidhen me stuhite e fuqishme ne 15 qe nga dita e hene.

Stuhite e fuqishme qe ndodhen mbreme dhe sot kane shkaktuar vdekjen e nje personi brenda shtepise se tij ne Arkansas nderkohe qe nje person tjeter humbi jeten ne Misisipi kur nje peme goditi makinen e tij ne autostrade. Agjencia e Menaxhimit te Emergjencave ne Misisipi gjithashtu ka njoftuar se dy persona kane vdekur nga stuhite ne kete shtet.

Nje seri stuhish te fuqishme nje dite me pare shkaktuan vdekjen e 10 personave ne Arkansas dhe te nje vajze tre vjecare ne Misisipi.

Zyrtaret ne Teksas thone se dje stuhite kane demtuar rreth 100 shtepi dhe kane plagosur nje grua.

Metereologet kane paralajmeruar se ka rrezik te madh per me shume stuhi te fuqishme qe mund te ndodhin sot ne kete rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›