Shqyrtohen nismat e PS-së për kutitë
Shumica ne pushtet shfaqi dyshimet e saj per projektligjin e opozites qe synon t’i jape te drejten e hetimit te zgjedhjeve pa kufizim komisioneve parlamentare, duke perfshire edhe hapjen e kutive. Ne komisionin e ligjeve, socialisti Damian Gjiknuri iu pergjigj deputeteve te djathte Ilir Rusmalit, Eduart Halimit dhe Edi Palokes. Dublimi i rolit te prokurorise, nga komisioni hetimor ishte shqetesim i Ilir Rusmalit.
• Nismat politike, Berisha: Të respektohen ligjet e vendit
“Brenda PS ka prova për rreth 70 mijë persona të cilët nuk kanë votuar, por në emër të tyre kanë votuar të tjerë ditën e zgjedhjeve. Jemi përpara një elementi të qartë kriminal. Mendoni që rruga duhet të jetë gjithësesi rruga e hetimit parlamentar? Rruga nëpërmjet këtij pr/ligji...” tha Rusmali.
“Për çfarë duhet të hetojë komisioni hetimor? A ekziston ky fenomen? A ka ndikuar tek procesi zgjedhor? A janë përdorur këto lloj kartash? Pastaj se kush i ka prodhuar këto karta, kush kanë qenë individët të cilët mund të kenë hetuar për këto karta të falsifikuara, kjo mund të bëhet një cështje që i takon hetimit penal ” tha Gjiknuri.
Ne pyetjen e tij deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh kunder efektit prapaveprues te ligjit, duke pranuar hetimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe jo te atyre qe kane kaluar.
“Mendoni ju se këtu nuk jemi para një vlerësimi të tillë se ky ligj me të gjitha të mirat që sjell mund të aplikohet vetëm në të ardhmen dhe vetëm për ngjarje që ndodhin në të ardhmen” pyeti Alibeaj.
“Në qoftë se mbetet çështja këtu besoj se do ishte problemi më absurd për këtë krizë politike për të cilën ne jemi mbledhur këtu dhe kërkojmë t’i japim zgjidhje” tha Gjiknuri.
Me i drejperdrejte ishte Edi Paloka, sipas te cilit hapja e kutive te votimit eshte e ndaluar sipas vendimeve te Gjykates Kushtetutese. Te kunderten pretendojne socialistet.
“Ju keni thënë që komisioni me shumicë votash mund të vendosë hapjen e kutive dhe të materialeve zgjedhore për të kqyrur, hetuar... etj. Keni parasysh këtu edhe rastet kur ka një vendim gjykate që e ndalon këtë?” shtroi pyetjen Paloka.
“Nuk e di të ketë një vendim gjyqësor që thotë se hapen ose nuk hapen kutitë. Nuk ka asnjë vendim ” tha Gjiknuri.
Socialistet thone se kane propozuar projektligjin duke marre shkas nga kriza politike ne te cilen gjendet vendi. Te djathtet thone se hapja e kutive te votimit eshte e ndaluar me ligj, por duket se pikerisht per shkak te krizes ata po respektojne shqyrtimin e ligjit, por pa premtuar miratimin e tij.
Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 mars 2010 ) < I mëparshmi