E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 800 miliardë borxh Kinës

Sipas gazetës britanike “The Guardian”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina aktualisht ndodhen brenda një përqafimi të çuditshëm ekonomik, marrë parasysh faktin se borxhi i SHBA ndaj shtetit më të numërt botëror arrin në 800 miliardë dollarë.

Gazeta londineze “The Guardian” konstaton se Kina është bërë një faktor i rëndësishëm ekonomik në rrafshin global.

Kina fitimin e saj nga prodhimet e lira që i plason nëpër tregjet e huaja e shfrytëzon për blerjen e letrave me vlerë, në shumë shtete të zhvilluara botërore. Prioritet, natyrisht, kanë letrat shtetërore amerikane me vlerë.
“Kina tani qëndron e ulur mbi një grumbull të tërë letrash me vlerë, një gjë kjo shqetësuese, duke marrë parasysh deficitin e madh amerikan”, shkruan “The Guardian”.

Gazeta gjithashtu thekson se, nga ana tjetër, Kina nuk mund të lirohet brenda natës nga letrat e saj me vlerë, meqenëse kjo gjë do ta lëkundte seriozisht stabilitetin e dollarit amerikan, gjë që, veç tjerash, do t’i shkaktonte dëm të madh edhe vetë ekonomisë kineze.

“Nëse një banke ia keni borxh 100 dollarë, ky është problemi juaj, por nëse i keni borxh 100 milionë euro, atëherë ky tashmë bëhet edhe problem i saj. Ndërkaq, SHBA i kanë borxh Kinës plot 800 miliardë dollarë”, thekson gazeta britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›