Italianët tërhiqen sivjet nga Afganistani

Ushtria italiane do të fillojë tërheqjen e forcave të saj ushtarake nga Afganistani, në vitin 2010, paralajmëroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini.
Frattini theksoi se ushtria italiane do t’i respektojë dëshirat e afganëve dhe të presidentit të tyre, Hamid Karzai, prandaj edhe do të tërhiqet gjatë këtij viti.
Forcat ushtarake italiane nuk janë pjesë e ofensivës së madhe aktuale, të cilën e nisën forcat e NATO’s kundër talibanëve, meqenëse ky operacion po zhvillohet jashtë zonës së kompetencave të forcave ushtarake italiane.
Aktualisht në Afganistan janë të pozicionuar rreth 2,800 ushtarë italianë. Në fillim të vitit të kaluar Aleanca ishte dakorduar që italianët të dërgonin edhe 1,000 ushtarë shtesë, varësisht nga nevojat e forcave të NATO-s.