E Shtunë, 31 Tetor 2026

8.2 shkalla e papunësisë në Gjermani në vitin 2009

Shkalla e papunësisë në Gjermani në vitin 2009 ka qenë 8.2 për qind, apo më saktësisht 3.42 milionë banorë, ka njoftuar sot Agjencia Federative për Punë.

Kjo paraqet një ngritje për dallim nga viti 2008, kur shkalla e papunësisë ishte 7.8 për qind. Në dhjetor, shkalla e papunësisë në Gjermani është ngritur në 7.8 për qind, nga 7.6 për qind sa ishte në nëntor, ka njoftuar agjencia.

“Pas tre muajve të rënies së numrit të papunëve, ka qenë vetëm çështje kohe kur papunësia do të shënonte sërish ngritje”, theksoi ekonomisti Carsten Brzeski, i cili shtoi se kjo me gjasë nuk do të jetë ngritja e fundit e nivelit të papunësisë.

“Papunësia me gjasë do të vazhdojë të shënojë ngritje deri nga mesi i vitit 2010 dhe do të arrijë shifrën prej 3.8 milionë të papunë”, shtoi Brzeski.

Megjithatë, masat e ndërmarra nga qeveria gjermane duket se kanë parandaluar “shpërthimin e papunësisë”, edhe përkundër rënies ekonomike, por Brzeski thotë se nuk është i sigurt se a do të jenë këto masa një motor i shtimit ekonomik, gjatë periudhës së ri-këndelljes nga kriza aktuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›