SHBA, Ambasador në Siri pas 4 vjetësh
Mediat amerikane bënë dje me dije se Presidenti Barak Obama ka ndër mend të dërgojë një ambasador në Siri, pas mungesës prej katër vjetësh. Një diplomat i lartë amerikan, bëri me dije se Departamenti Amerikan i Shtetit informoi zyrtarisht ambasadorin e Sirisë në Uashington për vendimin e Presidentit amerikan. Me këtë lëvizje, Obama përpiqet t‘u japë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një rol edhe më aktiv në rajon, në një çast që po punon shumë për të normalizuar raportet me gjithë botën myslimane.