Seks dhe politikë
Skandalet seksuale kanë shoqëruar ngaherë botën e politikës dhe madje jo rrallë kanë shkatërruar jetë politikanësh. Më poshtë po rendisim 10 nga skandalet që kanë bërë më shumë bujë
1. John Profumo dhe Christine Keeler
Marrëdhënia e shkurtër mes Profumo-s dhe Keeler gjatë Luftës së Ftohtë konsiderohet si një nga skandalet më të mëdha të seks-politikës në historinë e Britanisë së Madhe. Profumo, në atë periudhë Sekretar i Shtetit për Luftën, pati një flirt të shkurtër me Keeler, një artiste londineze, që thuhej se kishte pasur lidhje në të njëjtën kohë edhe me një spiun sovjetik. Pas plasjes së skandalit, Profumo mohoi gjithçka, por, kur dolën provat, u detyrua të pranonte lidhjen dhe të jepte dorëheqjen nga detyra. Skandali pati pasojë shumë të rëndë në gjithë kabinetin qeveritar të Kryeministrit Macmillan dhe konsiderohet si një nga arsyet e dorëheqjes së vetë Kryeministrit vetëm disa muaj pas ikjes së Profumo-s.
2. John Major dhe Edwina Currie
Kur doli lajmi për marrëdhënien e dashurisë 4-vjeçare të John Major me kolegen e tij konservatore, Currie, bota politike u drithërua. Sipas ditarëve skandalozë të Currie, që u botuan në një gazetë në vitin 2002, çifti kishte 4 vjet që kishte marrëdhënie të fshehta, që nga viti 1984. Currie ishte në opozitë dhe Major ishte një nga "kamxhikuesit" në qeverinë e Thatcher. Sipas deputetes, marrëdhënia e tyre mori fund në vitin 1988, disa muaj para se ajo të dorëhiqej me rastin e plasjes së skandalit "Salmonela" dhe 2 vjet para se Major të bëhej Kryeministër. Arsyeja? "Sepse ne nuk mund të vazhdonim më të shiheshim pa rënë në sy".
3. Bill Clinton dhe Monica Lewinsky
Bill është Presidenti i dytë amerikan për të cilin u hapën hetime të posaçme pas akuzave për marrëdhënie seksuale jashtëmartesore me një studente të Shtëpisë së Bardhë, 22-vjeçaren Monica Lewinsky. Do të mbahet mend nga të gjithë deklarata publike televizive e Clinton: "Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me gruan me emrin Monica Lewinsky". Por më pas ai u detyrua të pranonte gjithçka që kishte mohuar gjatë gjykimit të çështjes dhe të lëpinte atë që kishte pështyrë.
4. John Prescott dhe Tracey Temple
Marrëdhënia 2-vjeçare e Prescott me sekretaren e tij, Tracey Temple, u zhvillua gjatë një sërë takimesh në apartamentin e ish-zëvendëskryeministrit britanik. Ajo nisi gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve të vitit 2002. Kur u bë publike në vitin 2006, Prescott deklaroi për median: "Kam pasur një marrëdhënie me Temple, për të cilën më vjen turp. Kjo marrëdhënie ka marrë fund kohë më parë. Këtë çështje e kam diskutuar gjerë e gjatë me bashkëshorten time, e cila është shkatërruar nga lajmi".
5. John F. Kennedy and Marilyn Monroe
Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes aktores ikonë të kinematografisë amerikane dhe ish-presidentit amerikan, ndoshta nuk do të merret vesh kurrë, por spekulime ka pasur gjithmonë. Disa besojnë se ndoshta ylli u vra nga familja e Presidentit, për lidhjen e përfolur që ajo thuhet se pati me të dy vëllezërit Kennedy.
6. David Mellor dhe Antonia de Sancha
Marrëdhënia e tij me aktoren u bë publike pasi ish e dashura ia shiti historinë e marrëdhënies një reviste britanike në vitin 1992 për 30 mijë paund. Kjo ishte një goditje e madhe për karrierën e politikanit konservator britanik.
7. Boris Johnson
Disa vjet para se të bëhej kryebashkiak i Londrës, Boris Jonson u pushua nga detyra e zëdhënësit të konservatorëve për gënjeshtrat që kishte thënë në lidhje me jetën e tij private. Në vitin 2004 doli se ai kishte pasur lidhje me një grua. Jonson është i martuar me 4 fëmijë dhe është akuzuar shpesh, por pa prova, për lidhje jashtëmartesore.
8. Paddy Ashdown dhe Tricia Howard
Lideri i liberal-demokratëve britanikë nga viti 1988 deri në 1999, Paddy Ashdown, pati një skandal të madh pas publikimit të marrëdhënies 5-mujore me sekretaren e tij, Tricia Howard. Para se lajmi të publikohej në shtyp, në vitin 1992, Ashdown, i cili kishte bërë të gjitha përpjekjet për të ndaluar publikimin e tij, vendosi që të merrte iniciativën e ta bënte të ditur vetë më parë marrëdhënien. Kështu, më 6 shkurt të atij viti ai lajmëroi një konferencë shtypi në Parlament, ku pranoi hapur marrëdhënien e tij.
9. Jeremy Thorpe dhe Norman Scott
Karriera politike e Thorpe u shoqërua me thashetheme për homoseksualitetin e tij në një kohë kur një akt i tillë ishte i paligjshëm në Britaninë e Madhe. Njëherë, për politikanin britanik, liderin e dikurshëm të liberal-demokratëve, doli historia se ai kishte lidhje me një model, ndërkohë që ishte i martuar dhe me dy fëmijë.
10 Cecil Parkinson dhe Sara Keays
Në vitin 1983, Sekretari i Tregtisë i kabinetit të Margaret Thatcher, Cecil Parkinson, u detyrua që të jepte dorëheqjen, pasi sekretarja i kishte mbetur shtatzënë pas një marrëdhënieje 12-vjeçare.