Përplasje trenash në metro: Humbasin jetën 9 persona
Nëntë persona kanë vdekur dhe mbi
76 të tjerë janë plagosur në Uashington
pas përplasjes së dy trenave në
metronë e kryeqytetit të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Tragjedia ka
ndodhur në orët e
pikut të lëvizjeve të
trenave dhe në përfundim
të përplasjes
njëri tren ndodhej
mbi tjetrin. Një nga
viktimat ka qenë
edhe shoferi i njërit
prej trenave. Dy prej
të plagosurve, dy
gra shtatzëna ndodheshin
në gjendje të
rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë
ardhur menjëherë
forcat e ndihmës
së shpejtë të cilat kanë transportuar
për në spital të plagosurit në gjendje
të rëndë. Situata pas përplasjes ka
qenë shumë e rëndë. U desh ndihma
e 300 forcave të zjarrfi këseve dhe infermierëve
që të nxirreshin njerëzit nga
treni i përmbysur. Deri më tani nuk ka
ende një shpjegim, apo version zyrtar
të tragjedisë. Sipas disa raporteve të
hetuesve të dy trenat po ecnin në të
njëjtin drejtim, njëri
ishte më parë e tjetri
më pas. Njëri nga
trenat drejtohej nga
një grua dhe është
pikërisht ajo që ka
humbur jetën pas
përplasjes. Muajin
e kaluar, metroja e
Uashingtonit raportohet
të ketë transportuar
rreth 300
mijë pasagjerë në
ditë. Për sa i përket
aksit ku ndodhi
përplasja, ai është
ndër akset rrugore më problematike
të gjithë linjës së metrosë, por rruga
ka qenë pa probleme, gjithashtu edhe
trenat nuk kanë pasur ndonjë defekt të
dukshëm.
76 të tjerë janë plagosur në Uashington
pas përplasjes së dy trenave në
metronë e kryeqytetit të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Tragjedia ka
ndodhur në orët e
pikut të lëvizjeve të
trenave dhe në përfundim
të përplasjes
njëri tren ndodhej
mbi tjetrin. Një nga
viktimat ka qenë
edhe shoferi i njërit
prej trenave. Dy prej
të plagosurve, dy
gra shtatzëna ndodheshin
në gjendje të
rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë
ardhur menjëherë
forcat e ndihmës
së shpejtë të cilat kanë transportuar
për në spital të plagosurit në gjendje
të rëndë. Situata pas përplasjes ka
qenë shumë e rëndë. U desh ndihma
e 300 forcave të zjarrfi këseve dhe infermierëve
që të nxirreshin njerëzit nga
treni i përmbysur. Deri më tani nuk ka
ende një shpjegim, apo version zyrtar
të tragjedisë. Sipas disa raporteve të
hetuesve të dy trenat po ecnin në të
njëjtin drejtim, njëri
ishte më parë e tjetri
më pas. Njëri nga
trenat drejtohej nga
një grua dhe është
pikërisht ajo që ka
humbur jetën pas
përplasjes. Muajin
e kaluar, metroja e
Uashingtonit raportohet
të ketë transportuar
rreth 300
mijë pasagjerë në
ditë. Për sa i përket
aksit ku ndodhi
përplasja, ai është
ndër akset rrugore më problematike
të gjithë linjës së metrosë, por rruga
ka qenë pa probleme, gjithashtu edhe
trenat nuk kanë pasur ndonjë defekt të
dukshëm.