Euro 2012 prag Danimarke-Portugali

Pasditen e sotme do të luhen dy ndeshje të rëndësishme për kualifikimin në grupin B në euro 2012. Danimarka dhe Portugalia do të luajnë dy ndeshje disi të ndryshme nga njëra-tjetra kur të dalin në fushë për takimin e dytë të tyre në grupin B në Euro 2012. Kjo sepse danezët fituan ndaj Holandës dhe portugezët u thyen nga Gjermania, ndaj dhe presioni do të jetë më i madh për të dytët. Trajneri i Danimarkës, Olsen, ka besim, si dhe një vlerësim për kampionatin.
Gjermania dhe Holanda do të luajnë një prej ndeshjeve klasike të futbollit europian. Sfida e Grupit B është shumë e rëndësishme, me Holandën që kërkon rezultat për të vazhduar aventurën në Euro 2012, ndërsa Gjermania synon të mbyllë çështjen e kualifikimit.
Holandezët rrezikojnë që nëse nuk fitojnë, ose të paktën të marrin një barazim, mund ti japin lamtumirën e parakohëshme Euro 2012-ës. Trajneri Bert Van Marvijk e ka të qartë këtë dhe thekson se përballë gjermanisë, Holanda luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit.
Në kampin gjerman, trajneri Joakim Lëv nuk ka reaguar ndaj dorezës së sfidës, përkundrazi është shprehur i balancuar dhe ka vlerësuar forcën e Holandës. Tekniku ka folur edhe për formacionin, duke lënë të kuptohet se pritet ti japë sërish besim në sulm Mario Gomezit.