E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Arvizu Ska shtyrje te zgjedhjeve lokale

Arvizu takon vendoret Zgjedhjet me 8 maj sic e kerkon Kushtetuta. 21 janari Arvizu Prokuroria te hetoje ne menyre te paanshme

SHBA-te permes ambasadorit ne Tirane Aleksander Arvizu ne menyre te qarte deklarojne se nuk do te kete shtyrje te zgjedhjeve lokale pertej dates qe parashikon Kushtetuta ate te 8 majit. Por SHBA-te kerkojne qe zgjedhjet e 8 majit duhet te jene zgjedhjet me te mira te zhvilluara deri tani. Kete qendrim shprehu dje nga Vlora ambasadori amerikan Aleksander Arvizu duke theksuar rendesine e zbatimit te Kushtetutes gjate gjithe procesit zgjedhor. Deklaratat e ambasadorit u bene pas takimeve qe ai zhvilloi ne bashkine prefekturen dhe biblioteken e qytetit te Vlores. Ai kembenguli se zgjedhjet lokale duhet te mbahen me 8 maj ne daten e dekretuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. SHBA-te mendojne dhe mbeshtesin qe keto zgjedhje te ndodhin ne 8 maji sic e kerkon dhe kushtetuta shqiptare. Eumlshte nje mundesi per qytetaret te zgjedhin drejtuesit e tyre dhe populli shqiptar e ka fituar kete te drejte. E dime dhe jemi te vetedijshem qe ka pasur disa probleme me zgjedhjet por edhe ne ne Amerike kemi probleme me listen e votuesve. E rendesishme eshte qe keto zgjedhje te jene me te mira se te kaluarat - tha Arvizu. Ai u beri thirrje forcave politike ne vend qe te japin kontributin e tyre ne menyre qe zgjedhjet e 8 majit te jene me te mira se zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet e meparshme sic e dini paten disa probleme thirrja jone eshte qe partite politike dhe institucionet te japin kontributin e tyre qe zgjedhjet e ardhshme te shenojne permiresim - tha ambasadori amerikan. Per sa u perket ngjarjeve te 21 janarit ambasadori amerikan theksoi rendesine qe ne keto momente kane hetimet qe po kryhen nga prokuroria per te cilat po ndihmojne edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Njeheresh ai paraqiti edhe kerkesen qe prokuroria ta hetoje ngjarjen ne menyre te paanshme.

Anetaresimi ne BE Australia Do te sillte ndryshime pozitive

Australia po e ndjek me vemendje zhvillimin e Shqiperise dhe rrugen e saj drejt BE-se. Gjate nje vizite ne Shqiperi ambasadori australian Jeremy Newman ne Greqi i cili mbulon edhe Shqiperine u shpreh se Australia ka pasur bashkepunim me Shqiperine ne ceshtje te ndryshme sic ka qene edhe Afganistani si dhe kane pritur mjaft refugjate nga Kosova gjate luftes. Jam i lumtur qe jam ne vendin tuaj dhe qe do te diskutojme per politiken e jashtme. Marredheniet midis dy vendeve tona jane mjaft pozitive dhe kjo pasqyrohet mjaft mire edhe per faktin se jane realizuar nje sere takimesh me personalitete te ndryshme te vendit tuaj. Australia ka pasur bashkepunim me Shqiperine ne ceshtje te ndryshme sic ka qene edhe konflikti i fundit ne Afganistan si dhe ka pritur mjaft refugjate kosovare gjate kohes se luftes. Ne po e ndjekim me vemendje trajektoren e Shqiperise dhe rrugen drejt BE-se. Anetaresimi i vendit tuaj ne Bashkimin Evropian do te sillte mjaft ndryshime pozitive per vendin tuaj. Ne forumin per politiken e jashtme te organizuar prej ACFR-se u trajtuan ceshtje te ndryshme te politikes dhe te mundesive per bashkepunim qe ofrojne vendet tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›