E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nacionalistet shqiptarë në protestë

Nacionalistet shqiptare i janë kundërpërgjigjur me protesta deklaratave te zyrtareve greke për rritjen artificiale te minoritet grek ne Shqipëri. 25 organizata nacionaliste nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova janë mbledhur ne Tiranë për te kundërshtuar jo vetëm pretendimet e shtetit fqinje, por edhe ligjin e qeverise shqiptare për regjistrimin e popullsisë. Përfaqësues te organizatës se tifozëve kuqezinj, te lëvizjes ?Vetëvendosja?, ?Mjaft?, ?Çamëria? dhe shume te tjera i kane bere thirrje politikes shqiptare te ktheje mbrapsht ligjin për regjistrimin e shqiptarëve edhe sipas kombësisë dhe fesë. Organizatat nacionaliste janë takuar me nen kryetarin e këshillit te larte te drejtësisë Kreshnik Spahiu, i cili pas pretendimeve me te fundit te Greqisë u ka kërkuar gjykatave kontroll te rrepte te vendimeve për ndryshimin e kombësisë. Ne shenje vlerësimi grupet nacionaliste i dhuruan zotit Spahiu një shall me ngjyrat e flamurit, ndërsa ky i fundit iu dhuroi kushtetutën e Shqipërisë. Gjate dorëzimit te dokumentit themeltar te shqiptareve kryetari i KLD-së i iu drejtua politikes për respektimin dhe zbatimin e ligjeve te kushtetues. Me thirrje dhe këngë nacionaliste protesta e organizatave shqiptare u zhvendos para parlamentit te Shqipërisë. Nacionalistët e rinj nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia deklaruan se do te vijojnë tubimet ne mbrojtje te Shqipërisë etnike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›