Pandeli Majko rikthehet në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve
13/03/2012 Pas humbjes së garës në OKB
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, ndërsa po diskutohej për projektligjin për Gjykatën Administrative, ra në sy prezenca e deputetit socialist Pandeli Majko. Ish-kryeministri rikthehet në jetën parlamentare pas më shumë se 3 muajsh mungesë për shkak të konkurrimit të tij për postin e administratorit të Zyrës Rajonale për Europën dhe ish-vendet sovjetike në OKB. Pandeli Majko nuk mundi të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të qenë shefi i ri i Zyrës. Në vendin për të cilin garonte deputeti i parlamentit shqiptar është përzgjedhur kandidatja turke Cihan Sultanoglu. Ndonëse nuk mundi të ishte i përzgjedhuri, Pandeli Majko është politikani i parë shqiptar që hyri në garë për një post kaq të rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare.
Që prej nëntorit të kaluar Majko e ka bërë disa herë itinerarin Tiranë–Nju-Jork, ku është ftuar për të zhvilluar procedurat burokratike të rekrutimit në pozicionin e lartë të kësaj organizate. Ndërkohë të gjitha institucionet shqiptare - Kryeministria, Kuvendi dhe Ministria e Jashtme - dhanë mbështetjen maksimale për Pandeli Majkon në kandidimin e tij për në OKB.