Rokada e zëdhënësve ne PD dhe Qeveri
13/03/2012 Selia blu ka ndërruar disa zëdhënëse nëpër vite. Ajo që të bie në sy nëpër emra është kalimi nga përfaqësimi i zërit zyrtar të PD-së nga deputetë te përfaqësues të medies. Kështu zëdhënësit e fillimit janë deputetët e PD-së Edi Paloka, Gazmend Oketa dhe Majlinda Brengu, ndërkohë që më vonë selia blu foli me gojën e Lulzim Bashës të dalë nga KOP-i, e më pas ajo e Gerti Bogdanit, Erla Mëhillit dhe më tej e gazetarëve Albana Mustafaraj dhe së fundi Silvi Bardhi. Bogdani dhe Mëhilli para se të shkonin zëdhënës të Partisë Demokratike kanë mbajtur postin e zëdhënësit të Ministrisë së Transportit. E përafërt me këtë praktikë emërimesh ka qenë dhe ajo e emërimeve në qeveri. Në listën e zëdhënësve të qeverisë renditim: Majlinda Bregu, Grid Roji, Juela Meçani dhe së fundi Erla Mëhilli. Ndërsa Brengu është ministre e Integrimit, Roji u kthye në SHBA, aty nga u thirr, Meçani mban postin e drejtoreshës në Ministrinë e Kserës.