SHBA-BE presion politikës shqiptare për t’i dhënë fund krizës
20/05/2010 Gazeta “Metropol” lajmëroi një ditë më parë ardhjen e përfaqësuesve
Një grup të mandatuarish të Departamentit të Shtetit kanë mbërritur ditën e djeshme në Tiranë për të diskutuar në lidhje me krizën politike që vazhdon që prej më shumë se dhjetë muajsh. Takimet janë zhvilluar larg syrit të kamerave dhe lajmi është raportuar një ditë më parë nga gazeta “Metropol”. Sipas asaj ç’kanë mundur të mësojnë reporterët e gazetës, delegacioni ka pasur si mision kryesor t’u bëjë të qartë përfaqësuesve të të dyja forcave politike në vend se zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme, afatgjatë dhe e qëndrueshme, bazuar kjo në frymën e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të vendit. E thënë më qartë, t’i jepet një ultimatum politikës shqiptare për shmangien e politikës konfliktuale, e cila do të sillte një destabilizim të vendit. Kjo sepse Shqipëria shihet dhe si një vend strategjik për rajonin dhe më gjerë. Ndërkohë të njëjtat burime shprehen se ditën e djeshme ka pasur lëvizje dhe negociata dhe nga një grup të dërguarish nga Bashkimi Evropian, të cilët kanë kërkuar të njëjtën gjë me homologët amerikanë, pra t’i jepej fund krizës. Gjithsesi, i rëndësishëm është fakti se takimet e ndërkombëtarëve dhanë rezultat dhe me sa duket këtë herë gjuha ka qenë disi më e ashpër dhe ultimative për politikën shqiptare. Duket se tashmë do të kemi të tjera zhvillime në arenën politike shqiptare, të cilat gjithsesi nuk do të përfaqësohen nga gjuha e ashpër që u karakterizua në këta muaj.