SHBA: Bashkësia ndërkombëtare të marrë kontrollin në verit të Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare përsëri ta marrë kontrollin ndaj veriut të Kosovës, tha zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Daiel Fried.
"Veriu i Kosovës është tash hapësirë pa ligj dhe duhet të ketë prani në veri.Ne nuk mund të lejojmë që situata në Kosovë të dalë jashtë kontrollit. Gjërat do të fillojnë të përkeqësohen. Ne nuk mund të presim", deklaroi Fried në një intervistë për AFP.
Ai vlerëson se "rikonfigurimi" i misionit të OKB-së në Kosovë, "duhet të ndodhë", për të krijuar kushte për vendosjen e misionit të BE, në të cilin kanë rol edhe Shtetet e Bashkuara. (INA)