Shkodër, shkolla 5 vjet pa energji elektrike
SHKODËR-Shkolla 9 vjecare Bardhaj në rrethin e Shkodrës, që prej ndërtimit të saj pesë vjecar vuan mungesën e energjisë elektrike. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të drejtorisë së shkollës komuna Rrethina akoma nuk ka gjetur një zgjidhje për këtë problem. Rreth 700 nxënës të kësaj shkolle nuk kanë mundësi të kenë kabinet informatike për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ndërsa kreu i komunës Rrethina, shprehet se që nga ndërtimi i objektit në 2005, shkolla nuk është marrë në dorëzim nga pushteti vendor, pasi projekti në fjalë u kontraktua në atë kohë nga drejtoria arsimore. Lënia e përgjegjësisë nga një institucion në tjetrin, përbën shkakun e vërtetë të zvarritjes së këtij shqetësimi që rëndon mbi nxënësit e kësaj shkolle, të cilët vazhdojnë të jenë jashtë motos “Shkolla në moshen e internetit”, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në godinën e mësimdhënies. (m.a/News 24/balkanweb)