Suedi, përleshje në periferi të Malmoes
Nata e tretë e trazirave në lagjen e emigrantëve në Malmoe. Policia ndaloi tre të rinj pas hedhjes së shisheve me lëndë djegëse në një shkollë, gjë që provokoi një zjarr. Iu vu zjarri edhe kazanëve të plehrave dhe disa makinave të parkuara rrugëve. Revolta në zonën periferike Rosengard, me dendësi të lartë banorësh, nisi si një protestë paqësore kundër mbylljes së një qendre islamike ku gjendej edhe një xhami, për të degjeneruar më pas në veprime të dhunshme nga ana e emigrantëve të rinj.