Kanada, ndihmë për industrinë e makinave
Qeveritë e Kanadasë e Ontarios bënë me dije të shtunën se do vepronin si Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t‘u ardhur në ndihmë prodhuesve të automjeteve me një paketë prej 3.3 miliardë dollarësh amerikanë. Bëhet fjalë për degët kanadeze të prodhuesve të mëdhenj amerikanë të kësaj industrie. Paketa, e deklaruar nga Kryeministri kanadez, Stefën Harper, dhe Kryeministri i Ontarios erdhi një ditë pas miratimit të paketës amerikane në këtë industri, ndërkohë që të dy thanë se do të ndihmonin edhe sektorë të tjerë ekonomikë