E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA aprovon një kombëtare britanike

FIFA i ka dhënë rrugë të lirë rithemelimit të një kombëtareje të Britanisë së Madhe, në prag të Lojërave Olimpike 2012, të cilat do të zhvillohen në Londër. Krijimi i një skuadre të Mbretërisë së Bashkuar, nuk do të sanksionohet me masa ndëshkuese ndaj federatave përkatëse, angleze, skoceze, uellsiane dhe veri- irlandeze. "Komiteti ekzekutiv ka konfirmuar, se pjesëmarrja në Lojërat 2012 të Britanisë së Madhe, nuk paragjykon statusin e federatave përkatëse të futbollit britanik", ka thënë FIFA, nga Tokio.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›