Prodhuesit e autoveturave, sytë nga administrata e Obamës
Presidenti Xhorxh Bush u siguroi prodhuesve amerikanë të autoveturave një hua emergjence prej 17.4 miliardë dollarësh, por fati i kësaj industrie është tërësisht në duart e presidentit të sapozgjedhur, Barak Obama. Sipas asaj që tha Xhorxh Bush, teksa bëri me dije miratimin e huave për llogari të prodhuesve të autoveturave, qe e pamendushme mundësia që kjo industri të lejohej të zhytej në kolaps. Tre prodhuesit e mëdhenj të Detroidit e konsideruan paketën e ndihmës si një ndihmë kritike në një çast shumë të vështirë, por duke vërejtur se gjithsesi gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe ringritja është tepër e vështirë.
Obama, i cili e merr detyrën zyrtarisht një muaj më pas, e vlerësoi veprimin e administratës aktuale, por vërejti: "Kompanitë e prodhimit të veturave nuk duhet ta lënë këtë rast t‘u shpëtojë nga dora për të reformuar praktikat problematike menaxheriale dhe njëherësh të nisin ristrukturimin afatgjatë të industrisë, gjë që është absolutisht e rëndësishme për shpëtimin e vendeve të punës së miliona amerikanëve".
Me marrjen e postit, Obama do të ketë të gjitha mundësitë të rihapë tratativa të reja me industrinë e autoveturave dhe kreu i Punonjësve të Bashkuar të Automjeteve tha se unioni i tij do t‘i drejtohej Presidentit të ri dhe kongresit mbi këtë subjekt. Obama nuk pranoi të ndërmerrte ndonjë zotim zyrtar po tha se "do ta rishihte mundësinë e një pakete përfundimtare ndihme vetëm në rastin kur të shihte se pesha e krizës nuk bartej vetëm nga punëtorët".
Rreth 13.4 miliardë të shumës së sapomiratuar do të lëvrohet gjatë këtij muaji dhe atij në vazhdim - 9.4 miliardë për "General Motors" dhe 4 miliardë për "Chrysler LLC", dy gjigantët e prodhimit të automjeteve që deklaruan se shpejt do përballeshin me falimentimin pa ndihmë nga ana e qeverisë. "General Motors" bëri me dije se do merrte edhe 4 miliardë të tjerë kur të lëvrohej pjesa tjetër e shifrës së vënë në dispozicion. "Ford Motor Co" bëri me dije se nuk i nevojiteshin injeksione në para, por se do të dëmtohej rëndë nëse një prej dy gjiganteve të tjera do të falimentonte.
Sipas kushteve të huave, qeveria ka ruajtur opsionin për t‘u bërë bashkëpronare e kompanive, ashtu si ka vepruar edhe me bankat e rëndësishme, që do të thotë se në fakt po shtetëzon pjesërisht këtë industri. Bush vërejti se punonjësit e këtyre kompanive duhet të bien dakord për paga dhe kushte pune të ngjashme me ato të kompanive të huaja, por që janë kompetitive në tregje.