SHBA, Clinton e pranishme në takimin e autoriteteve turke dhe armene
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, do të jetë e pranishme të shtunën në Zyrih në kryeqytetin e Zvicrës gjatë nënshkrimit të disa protokolleve mes Turqisë dhe Armenisë, që synojnë normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftuan ditën enjte zyrtarët amerikanë.
Shefja e diplomacisë amerikane do të marrë pjesë në nënshkrimin e dy protokolleve mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Armenisë bëri të ditur Philip Gordon, një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
Ky takim do të shënojë fillimin e një turneu gjatë të cilit Clinton do të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, në Irlandë dhe në Rusi deri më 15 tetor.
Turqia dhe Armenia pritet të nënshkruajnë të shtunën, me ndërmjetësimin e Zvicrës, disa marrëveshje historike që synojnë normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Këto marrëdhënie kanë qenë të acaruara nga çështja e masakrave turke kundër popullsisë armene gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilat janë konsideruar si gjenocid nga autortietet e Erevanit.
Data e nënshkrimit të protokolleve u konfirmua sot nga Rusia, ndërsa protagonistët kryesorë janë ende të rezervuar.