SHBA: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Thaçin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë bashkëpunimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, pavarësisht raportit të Dick Marty. Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Pi-xhej Krouli i cili sqaroi se pretendimet e raportuesit të Këshillit të Europës nuk do të ndryshojnë thelbin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Prishtinës. Washingtoni- tha ai -është i besimit se çdo individ në botë është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Krouli sqaroi më tej se Thaçi është kryeministri aktual i Kosovës dhe se Uashingtoni të vazhdojë të bashkëpunojë me atë qeveri, sepse marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në interesat e përbashkëta dhe jo në personalitete specifike. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas pavarësisë duke i cilësuar ato si një arritje e rëndësishme në zhvillimet e një demokracie shumë etnike.
...