qendrim ndaj Martit
NgaMENTOR NAZARKO
Raporti i parlamentarit zviceran Dik Marti mbi te ashtuquajturin trafik te organeve duket se ka krijuar nje lloj hutimi tek...
...kreu i qeverise se Kosoves. Kjo u duk ne menyren e reagimit te tij e cila nuk mbartte buzeqeshjen karakteristike qe ai rezervon ne komunikimet publike. Ky hutim eshte pjeserisht i justifikuar por jo teresisht i justifikuar.
E vetmja arsye per shqetesim eshte gjeratorja mediatike qe perflet kryeministrin dhe Kosoven
ne te gjitha gjuhet. Lajmi per te supozuarin trafik zuri vend nga nje media e majte dhe megjithate e respektuar si The Guardian tek te gjithe mediat kryesore te botes. Ne te tilla raste mediat sjane fare humane ato nisen nga parimi i sensacionit. Demanti nuk e ka forcen e lajmit. Diku ne nje pjese te librit Kodi Da Vinci njeri prej hulumtuesve te cilit i ra ne dore nje element qe vinte ne diskutim te verteten e Bibles u shpreh se ky element qe do te ofronte nje te vertete tjeter alternative me ate te Bibles do te nderronte historine e njerezimit. Por nje bashkebisedues i tij me largpames se ai i tha se qe njerezit te fillonin e te besonin kete te vertete do te duhej qe ajo te shkruhej ne miliona kopje ne aq kopje sa eshte shkruar Bibla qe kur filloi te qarkullonte. Pare keshtu autori i raportit ata qe qendrojne pas tij ia arriten qellimit.
Kjo eshte ndoshta e vetmja kenaqesi per autorin e raportit i cili i percjelle ne kohen e Wikileaksit mund te ngjaje me i besueshem se po te dilte ne kohe te tjera. Ndaj zoti Thaci duhet te dale nga hutia dhe ta marre me qetesisht kete ndermarrje. Nuk duket se ka asnje sintonizim te sulmit qe vjen prej raportit me fuqite e medha pra ai sduhet te ndihet i shqetesuar se vertet bashkesia perendimore kerkon ta shkarkoje ate. Asnjeri prej zerave diplomatike perendimore nuk e miratoi raportin. Per disa arsye te thjeshta qe duhet te jene dhe arsyet mbrojtese te zotit Thaci.
Dalja e raportit nuk mund te ndalohej edhe sikur aleatet me te mire te Kosoves ta donin nje gje te tille. Pra kjo dalje nuk duhet te konsiderohet si dicka e planifikuar nga nje grup shtetesh Perendimi jeton ne demokraci dhe nese SHBA-te p.sh do kishin fuqi ta ndalonin botimin e materialeve mund ta benin kete me raportet e Wikileaks-it. Mund ta benin me raportimin tjeter te Dik Martit per burgjet sekrete te CIA-s ne Evrope.
Per me shume duhet te konsiderojme se cilin institucion perfaqeson ky njeri Keshilli i Europes nuk ka ndonje vlere te madhe ne shkalle globale por nje vlere te kufizuar ne kontrollin e demokracise ne vendetlindore. Ky institucion ska as mandat hetimi dhe as hetimet apo vendimet e tij nuk kane force detyruese.
Raporti ne fjale eshte pra raport politik. I formuluar prej nje politikani dhe jo prej nje institucioni te specializuar qe mund te mbledhe prova dhe te formuloje akuza penale. Megjithese Dik Marti ka qene prokuror cka mund ta kete ndihmuar ne hartimin e nje teksti qe te ngjaje i besueshem prapeseprape ai nuk mund te mbledhe prova. Edhe informacionet e sherbimeve sekrete ku ai thote se mbeshtetet sherbejne si hipoteza studimi apo pune por jo si prova qe mund te fajesojne dike kur dihet se provat duhet te merren ne perputhje me ligjin dhe jo me metodat e sherbimeve.
Si raport politik ai kurre smund te zevendesoje me gjithe pretendimin e autorit punen e njesive te specializuara nderkombetare qe ekzistojne ne Kosove dhe as punen e nje Tribunali te specializuar si Haga i cili deshtoi njehere.
Raporti eshte politik me selektivitetin ne perzgjedhjen e informacionit me bazamentin ku eshte mbeshtetur me pretenciozitetin per te pare negativisht ne nje raport te vetem gjithe shqiptaret - Hashim Thacin UK-ne shtetin shqiptar sherbimet sekrete shqiptare qytetaret e Shqiperise dhe Kosoves dicka qe e ben dhe thellesisht antishqiptar. Ai eshte mbeshtetur kryesisht mbi burimet e prokurorise serbe mbi punen paraprake dhe te deshtuar te Karla Del Pontes me ndonje pasurim sic eshte rasti i shtepise ne Fushe-Kruje apo lidhjet me trafikun e supozuar ne ditet tona. Duket sikur shqiptaret qenkeshin specializuar ne nje krim kaq monstruoz sic eshte trafiku i organeve qe e vazhdojne prej kohesh ndaj ata smund te shihen me si viktime sic ka ndodhur deri me sot.
Ky raport i publikuar tani me ndihmen e kuzhines serbe te specializuar per fabrikime te tilla synon vec te tjerash te dobesoje forcen e institucioneve te Kosoves ne prag te bisedimeve dhe te ngushelloje serbet per humbjen e tyre me vendimin e GJND-se apo rezoluten e re te OKB-se.E vetmja fitore e raportit eshte zhurma mediatike qe krijoi perndryshe gjithcka tjeter sduket te kete ndonje vijim serioz. Nderkombetaret dine ta bejne kete analize dhe keshtu shpjegohet refuzimi ne bllok qe ata i bene kesaj ndermarrjeje politiko-mediatike antishqiptare.