Ja deputetet e Durresit, nga nje mandat LSI dhe PR Rozeta Rapushi
Koalicioni Aleanca per Shqiperine Evropiane rezulton fituese edhe ne Qarkun e Durresit ne keto zgjedhje. Ndonese numerimi i te gjitha kutive te votimit nuk ka perfunduar ende, por jane kutite e fundit, mandatet duket se jane percaktuar dhe nuk do te ndryshojne me. Keshtu sipas rezultateve PD-ja ka siguruar ne kete qark pese mandate, ndersa PS-ja gjashte te tille. Ndersa kane siguruar nga nje mandat LSI, e cila duke marre nje deputet ne kete qark, e con ne 7 numrin ne total te Aleances per Shqiperine Evropiane qe drejtohet nga Edi Rama. Dhe nje tjeter mandat e ka marre Partia Republikane, e cila e con ne gjashte numrin e mandateve te Aleances per Punesim, Mireqenie dhe Integrim, kryesuar nga Sali Berisha. Me konkretisht nga rezultatet e dala, PS-ja do te perfaqesohet ne Kuvend nga ky qark me Blendi Klosin, Klodiana Spahiun, Ilir Beqaj, Namik Dokle dhe dy emra te rinj si Gentian Bejko dhe Artur Bushi. Ndersa Partia Demokratike me Eduard Halimin, Igli Caren, Albana Vokshi, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi qe hyn per te paren here ne Kuvend. Ndersa LSI-ja, do te kete serish si deputet te ketij qarku, Lefter Koken. Ne nje kohe qe rikthehet pas shume vitesh serish ne Parlament Agron Duka, ish-socialisti kete here i perfaqesuar tashme si deputet i Partise Republikane. Ne kutite e mbetura, pritet te mos kete ndryshime te rezultatit ne kete qark. Edhe ne Durres, Partia Socialiste ka marre me shume vota si force politike se sa Partia Demokratike. Sipas rezultatit zyrtar te KQZ-se, PS ka marre 52.832 vota ose 39.81%. Ndersa Partia Demokratike ka marre 43.912 vota ose 33,09%. Duke u renditur keshtu e dyta me gati 10 mije vota me pak se Partia Socialiste. Nje numer te konsiderueshem te votave ka marre LSI-ja, me 9.956 vota ose 7.50%. Por ashtu sic pritej edhe Partia Republikane, e cila siguroi mandatin e deputetit me 9.286 vota ose 7.00% ne keto zgjedhje. Ndersa forcat e tjera te vogla politike, ashtu si edhe ne qarqet e tjera nuk kane pasur ndonje mbeshtetje te vleresueshme, duke mos i kaluar 1% te votave. Diferencen e ben disi, Fryma e Re Demokratike e cila mori ne keto zgjedhje 4.042 ose 3.05% pa mundur te marre nje deputet, qe ne kete rast do te ishte ish-demokrati Gazmend Oketa dhe Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e cila ka marre 3.634 vota ose 2.74% ne keto zgjedhje.
Numri i votuesve
313.353
Pjesemarrja ne votime
48.52%
Numri i QV
444
PS
Blendi Klosi
Klodiana Spahiu
Ilir Beqaj
Namik Dokle
Gentian Bejko
Artur Bushi
PD
Eduard Halimi
Igli Cara
Albana Vokshi
Gent Strazimiri
Oerd Bylykbashi
LSI
Lefter Koka
PR
Agron Duka
VOTAT
PS 53.117 39,71%
LSI 10.024 7.49%
PD 44.356 33,16%
PR 9.340 6,98%
Numri i votuesve
313.353
Pjesemarrja ne votime
48.52%
Numri i QV
444
PS
Blendi Klosi
Klodiana Spahiu
Ilir Beqaj
Namik Dokle
Gentian Bejko
Artur Bushi
PD
Eduard Halimi
Igli Cara
Albana Vokshi
Gent Strazimiri
Oerd Bylykbashi
LSI
Lefter Koka
PR
Agron Duka
VOTAT
PS 53.117 39,71%
LSI 10.024 7.49%
PD 44.356 33,16%
PR 9.340 6,98%